Policia arreston një serb të kërkuar për trazirat në Zveçan
Një qytetar serb është arrestuar para pak minutash në komunën e Zveçanit.
Burime të “Jepi zë” brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për mediat se arrestimi është kryer në afërsi të një restoranti të njohur në këtë komunë.
Sipas të njëjtave burime, i dyshuari ishte në kërkim për përfshirje në trazirat që kishin ndodhur më herët në Zveçan.
Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetin e tij, por theksojnë se arrestimi është pjesë e hetimeve të vazhdueshme për ndriçimin e ngjarjeve që kanë ndodhur në veri të vendit.