E dhimbshme: Gjendet i vdekur i riu që u raportua i zhdukur në Malet e Pashtrikut

Është gjetur i vdekur i riu i cili ishte raportuar i zhdukur tash e disa ditë në Malet e Pashtrikut.

Gjetjen e 27 vjeçarit për Lajmi.net e ka konfirmuar Benjamin Avdullahi zyrtar për media i Shoqatës së Kërkim Shpëtimit të Kosovës.

Po është gjetur informacionet janë të sakta”, tha ai

Kujtojmë se Ajet Lleshi ishte shpallur i zhdukur nga familja që nga e diela e kaluar.

Në kërkim të tij ishin angazhuar shumë forca policore, banorë të zonës, por edhe ekipe të kërkim shpëtimit nga Kosova.

Po ashtu në operacionin e kërkimit ishin përdorur edhe dronë edhe helikopterë.

Lexo edhe:  Gjuhet me armë 2 herë brenda javës trafostacioni i KEDS-it