Ish-ambasadori holandez në Kosovë “shpërthen”: Nëse Thaçi dënohet, do të ishte turp dhe skandal për gjykatën

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka komentuar punën e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se ajo që ka ndodhur deri më tash në Hagë, vendin ku edhe jeton, është një turp.

Bosch ka thënë se nëse Specialja dështon të gjejë përfshirje të Thaçit në ndonjë krim, është e turpshme që ai të dënohet për veprimet e të tjerëve.

Sipas tij, UÇK-ja nuk ka pasur një strukturë të rregullt.

“Nuk e di. Nuk mund të them. Personalisht nuk mendoj kështu. Çështja është që sa më shumë që e akuzojnë atë si udhëheqës të UÇK-së si organiatë kriminale, sepse sigurisht që krime mund të kenë ndodhur, nga njerëz në UÇK, krime të tilla ndodhin në luftë, shiko çka ndodh në Lindjen e Mesme, krime gjithë kohën. Dhe nëse kjo ndodhë, dhe ata thonë se nuk mund të vërtetojmë që keni bërë diçka, por pasi keni qenë në krye, jeni përgjegjës për krimet e tjerëve, kjo shkon shumë larg. Para se të gjithash UÇK-ja nuk ishte organizatë me strukturë reale, nuk ka pasur strukturë, shumë prej tyre kanë punuar të pavarur, nuk mendoj se ai ka dhënë urdhër për të gjithë, por nuk mendoj kështu, nuk kanë funksionuar me struktur., Dhe nëse ai dënohet bazuar në faktin se ka qenë në krye të një organizate kriminale, për shkak se është përgjegjës për gjithçka që të tjerët kanë bërë, kjo do të ishte turp, turp, turp”, tha ai në një intervistë për Nacionalen në Hagë.

I pyetur nëse qytetarët e Kosovës duhet t’i besojnë drejtësisë së Gjykatës Speciale, ai pati dilema.

“Çfarë të them, nuk e di. Duhet të besoni drejtësinë. Por, nëse mund të besoni këtë gjykatë, unë nuk e di. Nuk e di, nuk e di, më vjen keq. Ka qenë, sikur tash për shembull, dy dëshmitarë nuk kanë ardhur, dhe ata anuluan seancat. Kemi parë shumë prova që nuk janë të nevojshme, nuk e di çfarë dëshmitarët kanë thënë. Nuk e di për detajet, por për kosovarët, jam ekstremisht kritik çfarë BE po bën në vendin tuaj, por ende ajo është më e mira që mund të merrni”, tha Bosch më tutje.

Lexo edhe:  Arrestohet Ardian Ruhani, personi që e theri taksistin mbrëmë vonë në Prishtinë