Ky është 23-vjeçari nga Peja që përfundoi në pranga pasi u kap me marihuanë
Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare.
Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Pejë, ku një 23-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi u kap me drogë.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari në lidhje me këtë rast është Atdhe Haskaj.
Ai u kap me substancë narkotike mbrëmë rreth orës 22:30, në rrugën e KFOR-it në Pejë, kur patrulla policore që ishte në kuadër të një plani operativ ka ndaluar veturën e tipit Golf.
Gjatë kontrollit brenda veturës së tij, Policia ka gjetur një qese plastike që përmbante një sasi substance që dyshohet të jetë narkotik i llojit Marihuanë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësia e krim-teknikës për të bërë ekzaminimin dhe dokumentimin e rastit.
Vetura është tërhequr nga policia, ndërsa substanca e dyshuar është sekuestruar si provë materiale.
Ndërkaq, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48-orë.
Hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar.