Pauza e punës u bë “sebep” për vdekjen e Arban Sopjanit, u shtyp nga një veturë!
Për pauzë disa minutëshe u largua nga marketi ku punonte. Por, Arban Sopjani nuk u kthye më aty.
Ai u godit për vdekje nga një veturë, vonë të mërkurën, në Hajvali.
34-vjeçarin e goditi një i ri, i cili nuk posedonte patentë shofer. Ky i fundit menjëherë u arrestua nga policia.
Familja kanë hapur të pamen për të birin që la pas vetes gruan e një vajzë, ndërkaq për shkak të gjendjes emocionale nuk pranuan të flasin për rastin tragjik.
Të njëjtit thanë se nuk e njohin as shoferin që shkaktoi aksidentin, sipas dëshmitarëve, nga shpejtësia e madhe.
Banorët thanë se ky është rasti i tretë me fatalitet që ndodh në magjistralen Prishtinë-Gjilan për këtë vit, derisa varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten, pas faljes së xhumasë.