Aksident trafiku në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në qytetin e Mitrovicës.

Nga ky aksident fatmirësisht nuk ka të lënduar, shkruan Jepi Zë.

Aksidenti është shkaktuar në rrugën “Ramadan Kelmendi”, rrugë në të cilen ka qarkullim të madh të automjeteve.

Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura, dhe fatmirësisht nga pamjet nuk shihet se ka të lënduar.

Policia ende nuk ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Përleshje në Mitrovicë: 46-vjeçarin e dehur e gjakosin dy persona, dërgohet në spital