Parashikimi i motit gjatë vikendit
Sot pritet të mbajë mot me alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Orëve të pasdites ose mbrëmjes, vende-vende priten riga lokale shiu, ndërsa temperaturat pritet të lëvizin nga 2 ajo minimale deri në 19 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Shtunën pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Riga kryesisht të dobëta, lokale shiu parashihen orëve të vonshme të pasdites apo në mbrëmje. Do të kemi rrymime ajrore nga jugu.
Të dielën mot pothuajse i ngjashëm, me vranësira e vende-vende me intervale kohore me diell dhe nganjëherë në disa zona me riga apo rrebeshe lokale shiu. Ende reshje të pakta në Kosovë, ndërsa në Shqipëri pritet të aktivizohen rrebeshet intensive të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Fillimisht në jug të Shqipërisë rrebeshe lokalisht intensive priten të dielën pasdite, pastaj edhe në shumë pjesë tjera të Shqipërisë.
Riga dhe rrebeshe lokale parashihen edhe në disa zona tjera të territoreve tona, por duhet të presim edhe disa ditë për reshje më intensive dhe më përfshirëse./MeteoBallkan