Këta janë vëllezërit 25 dhe 20 vjeç që u dogjën bashkë me dy të rinjtë e tjerë brenda makinës

Në foton që shihni më poshtë, janë vëllezërit Laçi Enejd Laçi, 25-vjeç dhe Erildi Laçi 20-vjeç, të cilët humbën jetën nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë.

Andi Laçi, 22-vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24-vjeç humbën jetën gjithashtu nga aksidenti i rëndë.

Sipas informacioneve policore, katër të rinjtë ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Benz”, kur janë përplasur me një betoniere.

Si pasojë e përplasjes, makina shpërtheu në flakë dhe katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexo edhe:  Dy javë qëndroi në hotel, 16-vjeçari s’pagoi asnjë euro