Lajm i hidhur: Vdes mesësusja e parë e Drenicës
Familjet Rrecaj dhe Istrefi kanë marrë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të familjares së tyre, Feride Rrecaj Istrefi.
Feride Rrecaj Istrefi, ndryshe në Skenderaj njihet si mësuesja e parë Drenicës.
Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj dhe ka lënë një ndikim të madh në jetën e nxënësve dhe kolegëve të saj.
Me pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj profesionit të mësuesit, ajo ka fituar respekt të madh dhe ka qenë një model për shumë breza.
Lajmi i ndarjes nga jeta e saj ka mërzitur personelin arsimor dhe të gjithë ata që e kanë njohur si mësuese dhe si njeri.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e Motrës(Hallës) Mësueses së parë të Drenicës Feride Hisen Rrecaj Istrefi
Ishalla takohemi në xhenet!”, Thuhet në njoftimin e familjes.