Fillojnë homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj

Familja e ish presidentit Hashim Thaçi ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, i cili vdiq më 16 mars.

Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku po mbahen homazhet, që nga orët e para të mëngjesit kanë shkuar shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.

Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe familjarët e afërt, përfshirë nëna, gruaja dhe djali i ish-presidentit.

Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 12:00, pas së cilës do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa varrimi i Haxhi Thaçit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e fshatit Burojë, Skenderaj.

Lexo edhe:  Skenderaj përjashtohet nga ‘Epopeja e UÇK-së’, Komuna: Qeveria duhet të tregojë arsyet