Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit
Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të vendit. Temperaturat maksimale parashihet të arrijnë deri në 22 apo 23 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Vranësira më të theksuara në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë ku mund të ketë edhe rrebeshe të herëpashershme, lokale shiu. Në viset tjera më shumë diell dhe rrallë në ndonjë rajon ndonjë rigë ose rrebesh i izoluar shiu. Temperaturat deri në 25 gradë Celsius ose edhe ndonjë gradë më lartë në zonat më të ngrohta të rajonit tonë.
Të shtunën na pret mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira lokale dhe me rrymime të fuqishme ajrore nga jugu dhe jugperëndimi dhe temperatura deri në 25 gradë Celsius. Reshjet do të jenë krejtësisht të pakta dhe të izoluara.
Të dielën destabilizim gradual i motit me rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa të Hënën fronti i ftohtë sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje lokale shiu e bore në viset kodrinore-malore./MeteoBallkan