Vizita e Shefit të NATO-s, shihen forca të shtuara të sigurisë në Kosovë
Para ardhjes së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Kosova ka ndëmarrë masa të shtuara sigurie.
Kjo vërehet në disa pamje që janë publikuar nga mediat, ku shihen forca të shtuara të sigurisë.
Rutte tashmë ka nisur takimin me Osmanin në Presidencë.
Pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATOS dhe presidentja Osmani pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media.
Ndërkaq, më pas, Rutte do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.