Kjo është gruaja e arrestuar për sulmin brutal ndaj motrës në Veri, përfundon në paraburgim

Në incidentin e rëndë që ndodhi para disa ditësh në Leposaviq, u përfshinë dy motra, njëra prej të cilave përfundoi në spital, e tjetra në Polici. Për motive akoma të panjohura, e dyshuara e goditi brutalisht motrën e saj, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Seanca ndaj saj është mbajtur dhe tashmë është marrë vendimi.

Sinjali ka mësuar se në seancën dëgjimore të mbajtur, gjykata ka vendosur t’i caktojë masën e paraburgimit të dyshuarës Adrijana Radenovic.

Radenovic do të hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Lidhur me rastin, për Sinjalin ditën e incidentit është deklaruar edhe Policia.

“Me datën 07.03.2025, Stacioni Policor në Leposaviq është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) Leposaviq se një paciente me lëndime trupore (frakturë) ka kërkuar ndihmë mjekësore. Viktima pasi kishte pranuar trajtimin mjekësor ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga motra e saj.

Policia ka arritur ta lokalizoj dhe të arrestojë  të  dyshuarën A.R 49 vjeçare e cila është intervistuar ne prani të avokatit mbrojtës dhe e njëjta e ka pranuar se e ka sulmuar fizikisht motrën e saj, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Ky është hajni që vodhi qindra euro në dy markete në Prishtinë, bie në prangat e Policisë