Egli Tako reagon për ndjenjat e saj pas daljes nga Big Brother: Shoh ngjyrën e zbrazëtisë
Mbrëmjen e djeshme për arsye shëndetësore, Egli Tako është larguar nga shtëpia e Big Brother Vip Albania.
Pas daljes, ajo ka bërë reagimin e saj të parë në rrjete sociale.
Përmes një postimi në Instastory, ajo ndau një mesazh ku shprehu ndjenjat e saj të pasigurta dhe boshllëkun e brendshëm që ajo ndjen.
“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem. Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes, shoh ngjyrën e zbrazëtisë. Është diçka e çuditshme. Ndonjëherë shpëtoj veten dhe ndonjëherë nuk mundem. Thjesht e di që në këto momente kam nevojë të ndjej ngrohtësinë e përqafimeve nga familjarët dhe miqtë e mi”, ka shkruar ajo.