G Bani me fjalë të mëdha për Gjestin: Zoti te ruajt vëlla
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, G Bani, ka shprehur mirënjohjen e tij për Gjestin pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Në një postim të bërë ne Instagram, G Bani ka falënderuar publikisht Gjestin, si dhe ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të babait të tij, duke thene se i ati ndodhet jashte rrezikut per jeten.
“Baba është jashtë rrezikut. I vetmi që më ke uruar prej të gjithëve aty, njeriu i vetëm që më shikoi në shpirt, në gjeste,” – shprehet ai në deklaratën e tij.