”Je i njohur për ish-dashnore”, përplasje mes Rozanës dhe Gjestit

Një debat i fortë shpërtheu mes Rozana Radit dhe Gjestit natën e kaluar në Big Brother VIP Albania.

Tensionet mes dy banorëve u ndezën në oborrin e shtëpisë, ku ata filluan të shkëmbenin fyerje.

Gjithçka nisi kur Rozana e ironizoi Gjestin duke e quajtur “frikacak” dhe duke i vënë në dyshim famën.

“Për çfarë je i njohur? Për ish-dashnore?”, e thumbonte ajo. Në përgjigje, Gjesti iu kundërpërgjigj ashpër: “Luaje lojën e fëlliqur, të tregoj çfarë bëj me ty”.

Debati u përshkallëzua edhe më tej kur Gjesti u shpreh se do ta nxirrte Rozanën jashtë shtëpisë

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në magjistralen Pejë-Deçan