E rëndë: Vdes një grua në Ferizaj pas përplasjes ndërmjet dy veturave

Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një aksident mes dy makinave në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur në Fshatin Vjetër.

“Aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, një femër kosovare ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencë”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i besuar për mua