Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Të Mërkurën në Kosovë parashihet të mbajë mot me më shumë vranësira dhe mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell vetëm në disa vise. Vende-vende mund të ketë reshje të izoluara shiu.
Temperaturat pritet të luhaten nga 0 deri në 13 gradë Celsius.
Në Shqipëri të Mërkurën pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me reshje më të theksuara, por të karakterit lokal. Herë pas here priten reshje shiu sidomos në veriperëndim dhe jug të vendit, lokalisht edhe në disa zona tjera.
Reshje lokale priten edhe në Mal të Zi, ndërsa kryesisht thatë, me alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell pritet të jetë moti në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës duke mos përjashtuar tërësisht mundësinë për ndonjë reshje të pakët.
Ditëve të ardhshme na pret mot me vranësira të shpeshtuara, ndërsa reshjet do të jenë më të shpeshta në Shqipëri. Në Kosovë dhe Maqedoni reshje më të rralla. Në fundjavë reshje paksa më të shpeshta dhe ulje e temperaturave, kurse të dielën ende ka gjasa për reshje lokale bore./MeteoBallkan