Lëndohet duke prerë dru në pyll, dërgohet në spital një burrë në Gjilan
Prerja e drunjve nëpër pyjet e vendit shpesh herë di të jetë e rrezikshme. Persona të ndryshëm kërkojnë ndihmë mjekësore kohë pas kohe si pasojë e lëndimeve të marra gjatë këtij aktiviteti.
Kështu i ndodhi edhe një burri në fshatin Llaushticë e Gjilanit, i cili ka pësuar lëndime trupore gjatë kohës që po priste dru në një pyll.
Sinjali mëson se ai është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Incident’.