Pamje nga aksidenti i tmerrshëm ku vdiq 19 vjeçari shqiptar

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ndodhi rreth mesnatës, në zonën e Barit ku janë përfshirë 3 makina.

Për pasojë kanë humbur jetën 2 persona, drejtues të dy prej automjeteve.

Bëhet fjalë për një shqiptar 19-vjeçar, banues në Gioia del Colle, i cili humbi jetën menjëherë dhe një 44-vjeçar, i cili humbi jetën pas mbërritjes në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti. Shoferi i makinës së tretë ka mbetur i padëmtuar.

Zjarrfikësit që punuan deri në mëngjes dhe karabinierët kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe do të duhet të rindërtojnë dinamikën e aksidentit.

Lexo edhe:  Lëndohet nga mjeti shpërthyes ushtari i FSK-së