Policia parandalon kontrabandë me mallra, mijëra pako cigare e krema

Policia kufitare e Kosovës në dy raste të ndara ka parandaluar kontrabandën me mallra.

Në rastin e parë janë hasur sasi e duhanit të grirë 2398 kg dhe cigare të llojeve.

“Rasti i parë: Policia kufitare, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Republika e Shqipërisë (zona e Hasit), kanë ndaluar mjetin transportues në të cilin kishte të ngarkuar duhan. Gjatë kontrollit është hasur janë sasi e duhanit të grirë 2398 kg dhe cigare të llojeve: Marloboro, 2036 pako, Dunhill, 330 pako, Davidoff, 570 pako, Parliamnet, 270 pako, Winston, 450 pako, Sobranie, 300 pako, Pall mal, 90 pako, Lucky strike, 660 pako dhe Bat,  90 pako”.

Kurse në rastin e dytë janë gjetur mallra të ndryshme si: mjaltë, shampona, vajra-guri, krema, pa dokumente përkatëse që dyshohet se janë sjellë përmes rrugëve ilegale.

“Rasti i dytë: Zyrtarë nga Task-Forca (Policia & Dogana) në koordinim të aktiviteteve për parandalim të kontrabandës, kanë kontrolluar një  subjekt afaristë në rajonin e Gjilanit. Aty janë  hasur  mallra të ndryshme si: mjaltë, shapona, Vajra-guri, krema etj. pa dokumente përkatëse  që dyshohet se janë sjellë përmes rrugëve ilegale (kontrabandë)”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka dalë në vendngjarje.

Dy persona lidhur me rastin janë ndaluar për 48 orë, ndërsa mallrat pa dokumentacione janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.

Lexo edhe:  Pa rrymë deri në 9 orë - Këto janë vendet që do mbesin pa energji nesër!