Policia zbarkon në qendrën e numërimit në Vushtrri, dyshohet për manipulim me vota brenda partive LDK e VV

Numërimi i votave për kandidatët për deputetë po shënohet me disa incidente. Jepi zë mëson se një i tillë ka ndodhur edhe në qendrën e numërimit në Vushtrri.

Sipas burimeve nga kjo qendër, komisionerë të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe të LDK-së kanë lajmëruar Policinë, pasi që pretendojnë për njëri-tjetrin se po manipulojnë me vota.

Aktualisht, po numërohen votat për kandidatë për deputetë, ndërkaq po rinumërohen edhe votat për parti, rezultatet e të cilave dolen disa ditë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

VV-ja është akuzuar se, përmes komisionerëve ka falsifikuar vota në Gjakovë, pasi, sipas raportimeve, janë gjetur vota pa vula, që janë futur në qendër të numërimit.

Lexo edhe:  Policia parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra në veri, autorët shtetas serbë