Nëse e shihni këtë person njoftone menjëherë Policinë, kërkohet për veprën vrasje në tentative
Kërkohet i dyshuari për veprën penale “Vrasje e rënd e mbetur në tentative”, Veton Hoxha i lindur me datë 6.08.1992 në Prizren, me banim në Prizren.
Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vrasje e rënd e mbetur në tentative”, konkretisht me datën 29.01.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “ Transiti i ri” në Prizren ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave , në atë rast janë shkrepure edhe armët, dy persona kanë pësuar lëndime, tre armë pistoleta janë sekuestruar.
Lidhur me këtë janë identifikuar dhe janë arrestuar të gjithë të përfshirët në këtë rast për veç një të dyshuari, të dyshuarit të lartë shënuar.
Andaj me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografisë së dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit..
Kërkojmë që nëse keni çfarëdo informate apo dini diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportoni policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do Stacion të Policisë në Kosovë.