Vrasja e 42 vjeçarit dje në Skenderaj- Gjithçka çfarë dihet për rastin deri tani

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qendër të Skenderajt.
42 vjeçari, Ismet Ibishi u vra në një prej lokaleve që gjenden në sheshin kryesor në këtë komunë.

Sipas raportimeve të para viktima u vra nga të shtënat me armë zjarri nga një person i dyshimtë.

I dyshuari në këtë rast thuhet të jetë familjar i viktimës, ndërsa Policia e Kosovës ka arritur që pas disa orësh të arrestojë të dyshuarin 62 vjecar dhe një të dyshuar tjetër 33 vjeç.

Nga arrestimi i të dyshuarit të parë policia njoftoi se ka konfiskuar edhe disa armë zjarri.

Personi që mbeti i vrarë me armë zjarri në një lokal në Skenderaj është nip i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit.

Kështu ka njoftuar vetë Gucati, duke u shprehur i prekur thellë nga vdekja e tij.

“Nipi ynë Ismet, lajmi për vdekjen tënde na preku thellë të gjithë, u largove nga kjo botë në vitet e tua më të mira, ishe ai djali energjik, për të gjithë gjeje kohë, humori yt ishte briliant, kështu si të njohem do të mbajmë mend për atë djalin më humorin më të mirë dhe më një zemër të pastër”, ka shkruar Gucati

Lexo edhe:  Plagoset me armë një person në Fushë Kosovë, dyshohet të jetë polic