Policia e arreston edhe personin e dytë të përfshirë në vrasjen në mes të sheshit në Skënderaj
Është arrestuar personi i dytë i dyshuar për vrasjen në sheshin e Skenderajt, që ndodhi të mërkurën.
Policia Rajonale e Mitrovicës njofton se i dyshuari i dytë është një 33 vjeçar, i cili u arrestua në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Komunikatë shtesë-Vrasje e rëndë
Në lidhje me rastin-Vrasje e rëndë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe të arrestojnë edhe personin e dytë të dyshuar për këtë rast.
I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.
Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit.