Vota për të cilën u përplasën komisionerët e VV-së e LDK-së tek 1 Tetori, dalin pamje të reja

Komisionerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përplasur mes vete në Sallën “1 Tetori”, ku po numërohen votat e kandidatëve për deputetë e po bëhet verifikimi i rezultateve të partive.

Përplasja mes tyre ka nisur për një votë, ku sipas fletëvotimit të publikuar, ishte votuar LDK. Nga Vetëvendosje kanë kërkuar që kjo votë të shpallet e pavlefshme meqë shenja “tick” kishte dalë pak përtej katrorit.

Kundër ka dalë komisioneri i LDK-së, që ka kërkuar që kjo votë të numërohet, duke thënë se “epiqendra është në mes”

Pamje nga kjo përplasje ka ndarë kandidati për deputet i LDK-së, Paris Guri.

Lexo edhe:  E rëndë: Gjendet pa shenja jete një punëtor në vendin e punës në Gjakovë