U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që përgatitën për Gjestin
Mbrëmjen e së enjtes, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u organizua një party e mbushur me muzikë dhe atmosferë festive.
Por, ndërsa banorët po shijonin mbrëmjen, prapa kuintave duket se disa prej tyre kishin përgatitur një kurth për Gjestin, një nga lojtarët më të komentuar të këtij edicioni.
Një grup banorësh, i kryesuar nga G Bani, duket se kishte bërë një strategji për të ndikuar në lojën e Gjestit. Ata i kishin kërkuar Loredanës që ta dehte me pije, e më pas t’i kërkonte një aleancë ose një afrimitet më të madh.
Ky veprim kishte për qëllim ta destabilizonte Gjestin, duke krijuar një situatë të sikletshme që mund të prishte lojën e tij dhe të shkaktonte reagime nga e dashura e tij, Egli, e cila ndodhet gjithashtu në shtëpi.
Megjithatë, plani nuk kaloi pa u vënë re! Këngëtarja Rozana Radi, e cila është e njohur për sinqeritetin dhe vëzhgimin e hollësishëm të situatave në shtëpi, e kuptoi këtë strategji të fshehtë dhe e paralajmëroi Gjestin, telegrafi.
Ajo e afroi pranë vetes dhe i tha hapur: “Ta kanë bërë këtë strategjinë këta, që kjo (Loredana) të afrohet me ty dhe pastaj të shpërthejë sherri. Aldo, G Bani dhe kjo (Loredana) ishin në dhomën e gjumit dje. Unë sa hyra për 5 minuta e dola, dhe sa hyra unë, ata ndaluan, nuk folën më.”
Tashmë që plani është zbuluar, pritet të shihet se si do të reagojnë banorët dhe nëse ky incident do të shkaktojë përplasje mes tyre. A do të ballafaqohet G Bani me Gjestin? A do të japë një shpjegim Loredana? Si do ta presë Egli këtë situatë?