Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi pritet të jetë me acar të fortë, ndërsa dita me diell dhe rritje të temperaturave. Temperaturat nga -7 minimalja deri në 8 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri pritet të ketë shtim të vranësirave, por priten edhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të theksuar.

Mot kryesisht me diell pritet edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, ndërsa në Mal të Zi priten disa vranësira dhe ndonjë rigë e dobët e izoluar shiu.

Fundjava na sjellë mot të ngjashëm. Acari do të jetë i fortë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit, ndërsa gjatë dites pritet mot kryesisht me diell dhe me temperatura të cilat nuk pritet të pësojnë ndonjë ndryshim domethënës./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Bejta takim miqësor me zëvendëskomandantin Zymer Halimi, dhe familjarë të dëshmorit Xhevat Jusufi