E rëndë: Sulmohet brutalisht një zyrtar policor në Prizren, i thyhet hunda

Rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, qoftë në uniformë apo edhe jashtë detyrës zyrtare nuk janë të rralla. Një incident i tillë ka ndodhur dje në Prizren, ku një polic është sulmuar brutalisht derisa ishte jashtë detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se si pasojë e sulmit brutal, zyrtarit policor i është thyer hunda.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari që ka sulmuar policin është i moshës së mitur.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave.

Ndërkaq, në lidhje me rastin janë informuar institucionet përkatëse, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave.

Lexo edhe:  E rëndë: 15-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke konsumuar medikamente