Rasti i rrëmbimit dhe vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepi, Prokuroria mban konferencë për media

Pas zhvillimeve të reja që u zbuluan për rastin e biznesmenit Bedri Rexhepi nga Lipjani i cili është zhdukur nga muaji prill i vitit 2021, sot Prokuroria ka thirrur konferencë për media lidhur me këtë rast.

Siç njofton prokuroria, në konferencë do të paraqitet prokurori i rastit, duke filluar nga ora 10:30.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me rastin e Rrëmbimit të B.R., të njohur në opinionin publik.

Në këtë konferencë do të prezantojë prokurori i rastit.

Konferenca do të mbahet nga ora 10:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së.”

Prokuroria njoftoi ditë më parë për identifikimin e një zone kodrinore-malore në Novobërdë ky dyshohet të jetë trupi i zhdukur i Bedri Rexhepit.

“Prokurori i rastit së bashku me njësitë policore përgjegjëse, Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë dalë në një zonë kodrinore-malore të Novobërdës dhe gjatë verifikimit të terrenit është arritur të identifikohet një lokacion i dyshimtë me të cilën pas gjurmimit nga njësitë përgjegjëse janë gjetur mbetje mortore (të dekompozuara), të cilat dyshohen se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit”, thuhet në njoftim.

Për rastin e zhdukjes së viktimës janë arrestuar disa persona të dyshuar, disa ndodhen në paraburgim.

Lexo edhe:  Edhe Aro sikurse Zhegrova, e ndjek Kosovën nga telefoni