Gjenerali Rrahman Rama merr mbështetje të madhe në Obiliq

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, me numër 7 në listë, është pritur ngrohtësisht nga banorët e fshatrave Graboc i Epërm dhe Shipitullë në komunën e Obiliqit.

“Obliqi është i vendosur për ta bërë Kosovën #mamirë! Pritje e jashtëzakonshme në fshatrat Graboc i Epërm dhe Shipitullë, që ma rrit bindjen se Obiliqi do të vendos drejt më 9 shkurt!”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ai shprehu besimin se qytetarët e Obiliqit do të marrin vendimin e duhur në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lexo edhe:  Vetura “inteligjente” e Policisë, për dy ditë identifikoi 38 vetura të paregjistruara gjatë lëvizjes