Shokon Shqipja: Valbona ka lidhje jashtë, është duke luajtur shumë keq

Në Fun Club, ndër temat e diskutuara ishte edhe afrimiteti mes Valbonës dhe Laerit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Gjatë debatit, Shqipja iu drejtua motrës së Valbonës, e cila ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë.

Ajo, duke bërë një deklaratë të fortë, tha: “Valbona është duke luajtur, lotët e saj nuk i besova. Megjithatë, mund të na thuash ti, pasi je në linjë – Valbona ka një marrëdhënie jashtë dhe unë e di këtë shumë mirë. Nuk mund ta them me kë, sepse duhet mbajtur privat, por motra jote po luan, dhe po e bën shumë keq”.

Motra e Valbonës i mohoi me vendosmëri këto pretendime.

Ajo shtoi: “Nuk e di ku e ndien këtë siguri, por unë di që Valbona nuk ka lënë ndonjë lidhje të sinqertë jashtë”.

Në përgjigje, Shqipja shtoi me ironi: “Domethënë ka lënë një lidhje tallëse, jo të sinqertë?”, ndërsa motra e Valbonës këmbënguli se ajo nuk ka asnjë marrëdhënie jashtë.

Lexo edhe:  Mbytet në Golem turistja sllovake