Rrahman Rama viziton familjen e dëshmorëve Rexhepi në Qirez: Kemi obligim të ruajmë vlerat e luftës së shenjtë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Gjeneral Rrahman Rama, ka vizituar sot konakun e bacës Brahim Rexhepi, vëlla dhe baba i dëshmorëve Rexhep e Beqir Rexhepi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka vlerësuar kontributin e familjes Rexhepi për lirinë e Kosovës, duke theksuar se sakrifica e tyre duhet të nderohet dhe të ruhet si vlerë e luftës së shenjtë.

“Familja Rexhepi i ka dhënë shumë Kosovës, e ne kemi obligim të ruajmë vlerat e luftës së shenjtë të bijve të kësaj familje!”, ka shkruar ai.

Vizitat e Ramës në familjet e dëshmorëve janë pjesë e angazhimit të tij për të promovuar dhe ruajtur trashëgiminë e luftës për liri.

Lexo edhe:  Kjo është shtëpia luksoze në Londër e Xhulit