Gjenerali Rrahman Rama pritet ngrohtë në Shalën e Bajgorës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me numër 7 në listë, Gjeneral Rrahman Rama, ka zhvilluar një vizitë në Shalën e Bajgorës, ku qëndroi në fshatrat Bajgorë dhe Stan Tërg.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen e banorëve të zonës, duke theksuar respektin dhe nderin që ndjen për ta. Në veçanti, Rama falënderoi familjet Fejzullahu dhe Kurti për pritjen e ngrohtë që i ofruan.

“Mbrëmjen e djeshme e kam kaluar në Shalën e Bajgorës, ku qëndrova në fshatrat Bajgorë e Stan Tërg. Respekti që më japin këta burra shaljanë, për mua është nderi më i madh. I falënderoj familjet bujare shaljane Fejzullahu e Kurti, për pritje kaq të ngrohtë!”, ka shkruar Rama.

Kjo vizitë është pjesë e fushatës së tij zgjedhore, ku ai po takon qytetarë në zona të ndryshme të vendit për të diskutuar vizionin dhe prioritetet e PDK-së për të ardhmen e Kosovës.

Rrahman Rama ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, dhe programin e partisë.

Lexo edhe:  Vetura “fluturoi” nga mbikalimi në Tiranë, dy vajza mbesin të vdekura, tre të plagosur