E rëndë: 19-vjeçarja në Prizren tenton të vetëvritet duke pirë domestos, Policia jep detajet e para

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Fehmi Ibrahimi” në Prizren ku një 19-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar domestos.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Një femër 19-vjeçare ka tentuar të bëjë vetëvrasje për motive të panjohura duke përdorur domestos. Është dërguar në emergjencë ku i është dhënë ndihma e parë”, tha Shaqiri.

Ai shtoi se 19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është hapur si “vetëvrasje në tentativë”.

Lexo edhe:  Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar për tri vjet, policia nis hetimet