Tërmeti godet Shkupin, kaq ishte shkalla e goditjes

Në mëngjesin e sotëm në Maqedoni të Veriut u shënua një tërmet me magnitudë 2.5 Rihter.

Alsat M shkruan se kështu bëri të ditur në një njoftim Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.

Ndër tjera, thuhet se tërmeti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate.

Sipas të dhënave të deritanishme që ka observatori, tërmeti është ndjerë në qytetin e Shkupit dhe rrethinë me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Lexo edhe:  500 euro gjobë, konfiskim njëvjeçar të patentë shoferit dhe pikë negative për shoferin që voziti 125 në zonën 40