I riu në Istog vetëplagoset me armë, përfundon në ndalim pasi i zbulohet rrena se u sulmua nga qentë

Përdorimi i armëve ilegale është një dukuri mjaft shqetësuese në vendin tonë dhe të tilla raste zbulohen pothuajse çdo ditë nga Policia e Kosovës.

Plot herë ka ndodhur që të raportohen raste edhe të vetplagosjeve si pasojë e manovrimit me armë të ndryshme.

Kështu dyshohet se ndodhi të në fshatin Vrellë të Istogut, ku një i ri pësoi lëndime nga arma e zjarrit dhe e futi veten në telashe duke deklaruar rrejshëm.

Sinjali mëson se i dyshuari përfundoi me lëndime në spital pasi ishte vetëplagosur me një armë zjarri, por para Policisë deklaroi se plagët i kishte pësuar nga sulmi i qenve endacakë.

Megjithatë, rrena nuk i shkoi gjatë pasi u zbulua se arma i kishte shkrepur nga pakujdesia dhe ka pësuar lëndime në këmbë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, teksa i dyshuari ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Nga aty, është shoqëruar në stacion policor dhe më vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Qentë endacakë kafshojnë një turiste në Prishtinë, dërgohet në QKUK