Ky është i arrestuari për një ton drogë në Pejë, sot u ekstradua nga Shqipëria në Kosovë
Gazeta Sinjali kishte raportuar në nëntor se i dyshuari Erion Etemaj që ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës lidhur me rastin e një ton drogë në Pejë, ishte arrestuar në Shqipëri.
Dy muaj pas arrestimit të tij, ai sot është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë.
Ndaj tjj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.
Etemaj dyshohet se është i përfshirë në veprat penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.