Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e familjes Shaqiri në Gjilan, vjedhin mijëra euro para dhe stoli ari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar së fundmi familja Shaqiri në Gjilan, ku hajnat kanë hyrë brenda shtëpisë së tyre me forcë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pronari i shtëpisë ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi e ka zbuluar se hajnat kanë vjedhur të holla, stoli ari dhe një armë.

Bazuar në dëshminë e tij, të dyshuarit kanë arritur që të vjedhin rreth 5 mijë euro para të gatshme dhe stoli ari në vlerë të mijëra eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit

Lexo edhe:  Gjenden armë, granata dore dhe një tromblon në një fshat të banuar me serbë në Vushtrri