VV premton heqjen e taksës doganore për veturat e importuara nga BE
Lëvizja Vetëvendosje ka premtuar heqjen e taksës doganore prej 10% për veturat e importuara nga Bashkimi Evropian.
Kjo është në mesin e 25 zotimeve të publikuara nga kjo parti si zotim për planin qeverisë 4 – vjeçar.
Poashtu në mesin e zotimeve të tyre është edhe transporti publik në gjithë Kosovën me biletë të integruar 10 euro në muaj.
Vetëvendosje mbrëmë ka publikuar 25 zotimet e saj, parti kjo që është kritikuar për mungesë të publikimit të programit që nga fillimi i fushatës zgjedhore më 11 janar.