Ky është hajni i arrestuar për vjedhje te ‘Carpisa’ në ‘Albi’, prezantohet si polic maqedonas

Vjedhjet e grabitjet në lokale të ndryshme e qendra tregtare në vendin tonë janë bërë goxha të shpeshta, duke shkaktuar pasiguri për punëtorët e humbje për bizneset.

Për një rast të tillë që ka ndodhur së fundmi në qendrën tregtare ‘Albi Mall’, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona.

Rasti i raportuar më 18 janar ka ndodhur në lokalin ‘Carpisa’, ku u krye vjedhje dhe dyshohet se janë përfshirë dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Policia ka arritur t’i identifikojë personat e dyshuar dhe bëhet fjalë për Fahredin Abdurrahmani dhe Angela Nasova – të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Siç ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, i dyshuari Abdurrahmani, ka prezantuar një ID si zyrtar policor maqedonas dhe i njëjti e ka mohuar se ka gisht në këtë rast të vjedhjes.

Megjithatë, Policia ka kryer kontrollet e nevojshme dhe ka mbledhur prova që dëshmojnë përfshirjen e tij në këtë rast.

Të dy janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit

Lexo edhe:  Kosovari e mbushi 10 euro naftë dhe pagoi me 100-she false, ia kthyen 90 origjinal