Vdes 25 vjeçari kosovar që u lëndua nga fishekzjarret natën e Vitit të Ri

Ka vdekur 25 vjeçari cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren më 31 dhjetor të vitit 2024.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

““Më datë 20.01.2025 rreth orë 11:00, policia ka marrë informacion nga familjari i viktimës se i njëjti ka vdekur. Është njoftuar prokurori, vlen të ceket se në lidhje me këtë incident, i dyshuari është marrë në intervistë dhe është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.

Kujtojmë që 25-vjeçari që mbeti i lënduar më 31 dhjetor nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Prizren, ishte duke u trajtuar në Stamboll të Turqisë, ku edhe vdiq.

Lexo edhe:  Komandanti i KFOR-it e merr një vendim për Kosovën