Krimet Ekonomike aksion në degën e ATK-së në Gjakovë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur sot një aksion në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, Krimet Ekonomike kanë zbarkuar në degën e Administratës Tatimore në Gjakovë, nën dyshimin se disa zyrtarë janë përfshirë në veprime të kundërligjshme.

Bazuar në informacionet e para, cak i organeve të rendit janë inspektorët që kanë qenë objekt hetimi i këtij rasti.

Policia dhe Prokurori i Shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për realizimin e operacionit policor dhe posa të ketë detaje të reja, Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Lexo edhe:  Ky është gjinekologu i njohur që vdiq në vetaksidentin në Sllatinë