Vuçiq: Kurti e urren popullin serb, është iluzore që të flasim për ndonjë kompromis derisa ai është në pushtet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është ndjekësi më besnik i Adem Demaqit dhe se ai e urren popullin dhe kishën serbe, prandaj sipas tij “është iluzore që të flasin për ndonjë kompromis derisa ai është në pushtet”.

“Ai është nxënësi i Demaqit, ndjekësi më besnik i Demaqit. Ai njeri është një horr, ai e urren popullin serb, kishën serbe në mënyrën më të tmerrshme. Nuk kemi pasur problem me askënd për marrëveshjen për kishën serbe. Ata nuk i krijuan probleme patriarkut serb. Ky e urren kishën serbe, e sheh si një “panteon” ku mblidhen idetë kriminale dhe mblidhen kriminelët për të zbatuar politikën e Serbisë së Madhe. Ju po flisni për një njeri që nuk është plotësisht vetvetja”, tha Vuçiq.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a është e mundur të arrihet një zgjidhje pasi Donald Trump të marrë postin e presidentit të SHBA-së, Vuçiq tha se është iluzore të flitet për ndonjë kompromis derisa Kurti është në pushtet.

Ai tha se gjatë administratës së parë të Trumpit, Kurti u shkarkua, por vetëm për një kohë të shkurtër dhe kjo për të forcuar pozitën e tij.

“Konkurrentin kryesor ia hoqën që ai të menaxhonte dhe të bënin politikën e tyre si të donin”, tha Vuçiq.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike për sot