Këta janë të dyshuarit për rrahjen brutale në Prishtinë, viktima pëson lëndime të rënda

Jo rrallëherë ndodhin raste të mosmarrëveshjeve që përfundojnë në përleshje fizike në rrugë në vendin tonë. Një konflikt verbal që eskaloi në rrahje ka ndodhur dje në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

Sinjali ka mësuar se dy persona i kanë shkaktuar lëndime të rënda viktimës në Prishtinë duke ia thyer edhe hundën.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit që rrahën brutalisht viktimën janë Qendrim Gubetini – i ndaluar për 48 orë dhe A. Gubetini (është liruar në procedurë të rregullt).

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku thonë se në stacionin policor janë shoqëruar tre persona.

“Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, u tha nga Policia.

Tutje, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se Policia po merret me hetimet e tjera rreth rastit.

Lexo edhe:  Stuhi e fuqishme në Lipjan, mezi shihen ndërtesat e veturat nga shiu e era e fortë