Mbështetësi i VV-së nga diaspora u fotografua pranë 22 pakove me fletëvotime, prokuroria autorizon policinë ta hetojë rastin  

Një mbështetës nga diaspora i Lëvizjes Vetëvendosje është fotografuar ulur pranë një tavoline ku janë të vendosura 21 pako me fletëvotime, derisa në dorë mban dhe një pako tjetër.

Fotografia është publikuar në rrjetet sociale ku në tavolinë janë të renditura plotë 21 pako dhe mbi to është shkruar adresa e kutisë postare të KQZ-së.

Ky veprim i tij kishte nxitur reagime nga partitë opozitare, të cilët këtë veprim e kishin konsideruar vepër penale.

Kjo mënyrë e organizimit të votimit me postë në ambiente të ndryshme vlerësohet si rrezikim i votimit jashtë Kosovës, duke e bërë të ekspozuar lehtësisht për manipulim.

Pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ,,Cenimi i fshehtësisë së votimit”, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore.

“Prokurori i Shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit, duke i përcjellë në prokurori informatat që kanë lidhur me keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lexo edhe:  Mustafa: Qeveria s’i ka procesuar sot rrogat e 80 mijë zyrtarëve publik edhe pse i ka 800 milionë euro në bankë