Rritet çmimi i kafeve në disa lokale të Vushtrrisë

Ngritja e çmimeve të produkteve bazë ka bërë që disa lokale hoteliere në qytetin e Vushtrrisë të rrisin gjithashtu çmimet e shërbimeve të tyre.

Një fotografi e publikuar ku shihet një copë letre e lënë në tavolinë, njofton ngritjen e çmimeve për disa pije të ngrohta.

Në këtë moment, nuk dihet nëse ky rritje çmimesh do të përfshijë të gjitha lokalet, apo është një masë e marrë vetëm nga disa prej tyre.

Lexo edhe:  Biznesmeni mitrovicas, Agron Zeneli, siguron transportin falas për protestuesit në Hagë më 3 prill: " Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë"