Ky është 24 vjeçari që dyshohet për dhunimin e të miturës në Prishtinë
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht.
Një rast i tillë është raportuar edhe më 7 janar në Prishtinë.
Rasti dyshohet se ka ndodh në Kolovicë dhe viktimë është një vajzë 17-vjeçare.
Për rastin, Gazeta Sinjali zbulon se dyshohet 24 vjeçari: Dardan Rrustemi.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion, ku edhe është intervistuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.