“Nuk ka xhipa e truproje më, pse po i frikësohesh popullit” – Koha kur Kurti tregonte se çfarë qeverie i duhet Kosovës

Sot dhe zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Dje ishte edhe dita e fundit e legjislaturës së tetë e Kuvendit të Kosovës meqë sipas ligjit zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni 30 ditë para përfundimit të mandatit.

E kur jemi te nisja e fushatës edhe partia aktuale në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin e parë në qytetin e Gjakovës.

Tashmë me premtime të reja e më të moderuara, por Kurti dikur kishte qëllim e fjalë tjera nëse VV-ja do të qeveriste në Kosovë.

Ai në një intervistë dhënë për RTV21 gjatë kohës sa ishte në opozitë thoshte se Kosovës nuk i duhet një qeveri me truproje e xhipa të zi, nuk kanë pse frikësohen nga populli i tyre.

“Ne kemi nevojë për një qeverisje, nuk ka xhipa, nuk ka kso automjetesh të zeza me truproje me blinda. Çka po frikësohesh prej popullit tënd? Dmth atje qeshin e buzëqeshin me Daçiqin pa kurrfarë mbrojtje, e kur vinë të populli këtu me autoblinda, rreth e rrotull me Njësi Speciale”, shprehej Kurti dikur

VIDEO

Lexo edhe:  Gjendet një valixhe e dyshimtë afër një ndërtese në Ferizaj, Policia jep detaje