7-shi i PDK-së, Rrahman Rama: Takim i mrekullueshëm me qytetarët e Mitrovicës nga lagjja Iliridë
Ish-komandanti i Zonës Operative të Shalës, Rrahman Rama, po vazhdon të mirëpritet nga qytetarët.
Gjenerali Rama sot ka takuar banorët e lagjes Iliridë (ish Tavnik) në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.
Ai përmes një postimi ka shkruar se ky takim me këta qytetarë po i jep forcën dhe bindjen se Kosovën mund ta bëjnë më mirë.
Postimi i plotë:
Takim i mrekullueshëm me qytetarë të Mitrovicës nga lagjja Iliridë.
Takime si ky në lagjen që gjithmonë e ka bërë dallimin, ma forcojnë bindjen se do ta bëjmë #mamirë në të gjithë Kosovën!
#PDK131
#Rr7